Naim Bardiqi: Fuqizimi i grave dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore mbeten prioritet
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Naim Bardiqi: Fuqizimi i grave dhe përmirësimi i shërbimeve shëndetësore mbeten prioritet
Foto Ilustruese
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Naim Bardiqi, ka zhvilluar një takim me vajza dhe gra në Fushë Kosovë, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kandidatet për deputete Fjolla Ujkani, Arjeta Rexhepi dhe Pranvera Jusufi Imeri.
Gjatë takimit, sipas Bardiqit, është diskutuar për rëndësinë e fuqizimit të grave, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenien sociale.
Ai ka bërë të ditur se bashkëbisedimi me pjesëmarrëset ishte i hapur dhe konstruktiv, ndërsa u trajtuan çështje që lidhen me avancimin e pozitës së grave në shoqëri dhe qasjen në shërbime cilësore shëndetësore.
Bardiqi tha se gratë dhe vajzat e pranishme shprehën mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje dhe vizionin e saj për ndryshim.
“Krejt për shtet, shtet për krejt”, ka shkruar ai në një postim në rrjetet sociale. /Kosovapress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.