Nagavci: U zotuam për 1 mijë, po mbështetim 3 mijë vajza me bursa për STEM
Lajme
Lexohet për: 2 min.
hfgh
2 muaj më parë
Linku u kopjua

MASHTI në fillim të qeverisjes ka premtuar se do të mbështet vajzat për studime në fushat STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Edhe pse është premtuar se 1 mijë vajza do të mbështeten, deri tash mbi 3 mijë vajza po mbështetën me bursa për STEM.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se në vitin e dytë është shtuar buxheti për bursën STEM edhe për gjininë mashkullore ku mbi 1 mijë djem kanë arritur bursën për STEM.

“Premtimi jonë ka qenë edhe mbështetja e vajzave për studime në fushat STEM. Premtimi ka qenë që do të mbështesim 1000 vajza që do të studiojnë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. E kemi filluar ta realizojmë që në vitin e parë të mandatit këtë premtim dhe sot që po flasim, ne nuk kemi 3000 vajza që kanë përfituar nga kjo skemë ashtu siç ka qenë premtimi por, i kemi 4880 vajza por edhe djem sepse me kërkesën edhe të ministrit të financave në vitin e dytë e kemi shtuar buxhetin, që të mos përjashtojmë edhe ata që janë djem po dëshirojnë të studiojnë në këto fusha”, ka thënë Nagavci.

Nagavci ka theksuar se ka më shumë se 10 mijë student të cilët kanë përfituar mbështetje nga MASHTi për studimet e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024