Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavaci, ka kërkuar që të miratohet statuti i ri të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, që të hapet rrugë për ndryshime tejet të rëndësishme në universitete, pasi që sipas saj, kjo është një nevojë emergjente për përmirësimin e performancës së arsimit të lartë.
Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, ku u shqyrtua vendimi i Qeverisë për miratimin e Statutit të ri të UP-së, Nagavci ka thënë se statuti sjell një mori vendimesh e reformash që do ndikojë direkt në përmirësimin cilësisë së punës së Universitetit të Prishtinës.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati në emër të PDK-së ka vijuar se do të jenë kundër ndërrimit të emrit të UP-së i cili i mllefosur tha se do të ishte më mirë që ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla, të ndërrojë emrin e UP-së në Mitrovicë i cili është ilegal në kuadër të Republikës së Kosovës, e të heq tabelën e saj.
Po ashtu, deputetja nga LDK, Vlora Dumoshi, ka theksuar se çdo qeveri që vjen hap rrugën për të ndërruar emrat dhe të hiqen emrat kombëtar nga institucionet, prandaj duhet të merret një vendim sepse sipas saj, kjo është për keqardhje.
Lidhur me këtë çështje, Fondacioni “Hasan Prishtina”, para se të fillojë komisioni për arsim, ka organizuar një tubim paqësor, para Kuvendit të Kosovës, për të kundërshtuar heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. /A. Shala/