Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka paraqitur disa nga objektivat që i kanë vënë vetës nëpërmjet planit zhvillimor të arsimit, shkencës dhe inovacionit në vitet e ardhshme, duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.
Ajo ka shkruar në Facebook se së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrat, Bislimi, Gërvalla e Rexhepi, ministra, zëvendësministra dhe kolegë nga kabinetet të tyre, kanë diskutuar këtë plan zhvillimor.
Postimi i plotë:
??Vizioni:
??Misioni:
Zhvillimi i arsimit, shkencës dhe inovacionit duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.
?Arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar;
?Harmonizim i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës;
?Arsim i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombetare;
?Përmirësim i mjedisit për kërkime dhe inovacion.
?Miratojmë politikat kyçe që çojnë përpara qëllimet tona strategjike:
?Finalizojmë plotësim-ndryshimin e 4 ligjeve:
•Ligji për inspektoratin e Arsimit,
•Ligji për maturën shtetërore dhe
?Kompletojmë dhe përmirësojmë legjislacionin sekondar;
?Gjithëpërfshirja:
•Kualifikimi dhe punësimi i 300 asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta.
•Sinteza Vokale dhe Rishikimi i Teksteve Shkollore;
•Përmirësojmë infrastrukturën digjitale në imstitucionet edukativo arsimore
•Punësojmë 30 koordinatorë për Teknologji dhe Digjitalizim në shkolla.
•Finalizojmë Kornizën Kurrikulare për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe kurrikulat që do të ofrohen përmes arsimit dual;
•Rrisim numrin e profileve të ofruara në arsimin dual;
•Kualifikijmë këshilltarët e karrierës.
?Menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit:
•Rrisim resurset dhe efikasitetin e Inspektoratit të arsimit ;
• Miratojmë UA për sistemin e menaxhimit në nivel të shkollave dhe të qeverisjes së tyre;
•Funksionalizojmë infrastrukturën për antiplagjiaturë;
•Lansojmë Sistemin Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore (KRIS)
??Përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion:
•Miratojmë Programin Kombëtar të Shkencës;
Sfidat s’do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojmë përmes realizimit të planit për përshpejtim të procedurave administrative, komunikimit më efikas, zbatimit të politikave qendrore e plotësimit të vendeve të lira të punës.
Jam e bindur se do të përballemi me sukses me sfidat e do të realizojmë rezultatet e synuara, sepse arsimi është pika ku duhet dhe do të jemi bashkë.