Muzeu Kombëtar pasurohet me penën që u nënshkrua vendimi final i liberalizimit të vizave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se pena me të cilën u nënshkrua vendimi final i liberalizimit të vizave për Kosovën, e të cilën ua dhuroi eurodeputeti Thijs Reuten, sot e dorëzuan pranë Muzeut Kombëtar.

“Bashkë dhe me ministrin Hajrulla Çeku, theksuam rëndësinë e finalizimit të procesit dhe simbolikën e këtij objekti, i cili dhe pritet të shfaqet më tutje në ambjentet e muzeut. Falënderoj zëvendësuesen e drejtorit të Muzeut, znj. Vjollca Aliu, për mikpritjen, bisedën dhe vizitën e zhvilluar”, ka njoftuar Bislimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024