Mustafi: Nëse serbët duan Asociacion në Kosovë, të bëhet një i tillë edhe në Luginë
Lexohet për: 2 min.
mustafi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ragmi Mustafi nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në komunën e Bujanocit ka thënë se përgjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit, Serbia ka shkruar drejt një procesi të nacionalizimit.

Kjo sipas Musafit ka bërë që shqiptarët në luginë të Preshevës të ndodhen përpara një qasje armiqësore, duke ua mohuar atyre edhe të drejtat kolektive.

“Shqiptarët gjenden në një qasje armiqësore të qeverisë ndaj shqiptarëve në luginë të Preshevës. Asociacioni ngrit edhe diçka çështje tjera. Frika më e madhe është nëse Beogradi do ta përdor si instrument shtesë, për ta minuar shtetin e Kosovës. Dhe, nëse e ka për çështje të serbëve në Kosovë, pse nuk ua lejon edhe shqiptarëve të Preshevës”, tha Mustafi.

Mustafi deklaroi se në kuadër të një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës e Serbisë, do të ishte mirë që të trajtohet edhe pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

‘Reciprocitetin e shohim si një mënyrë për tu arritur barazia, e në rast se marrëveshja Kosovë-Serbi e ka për qëllim paqen e qëndrueshme, ne kemi konsideruar që të trajtohet edhe çështja e korpusit të shqiptarëve dhe pozita e tyre e vështirë”, tha tutje Mustafi. /Gazeta10

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024