Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka thënë se, tashmë janë miratuar buxhetet komunale për vitin 2023 si në Preshevë 1.248.463.232,00 RSD, Bujanoc 1.665.380.000,00 RSD ashtu edhe në Medvegjë 687.562.184,00 RSD.
Me këtë rast Mustafi ka theksuar se, është komplet e pa kuptueshme se si mundet komuna e predominuar nga shqiptarët, pra ajo e Preshevës të ndaj 0 RSD për veprimtarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH).
Përderisa dua të falënderoj Kuvendin komunal dhe Komunën e Bujanocit për mjetet e parapara për funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në vlerë prej 5 milion RSD, shpreh konsideratë edhe për 400 mijë RSD të komunës së Medvegjës.
Por, është komplet e pa kuptueshme se si mundet komuna e predominuar nga shqiptarët, pra ajo e Preshevës të ndaj 0 RSD për veprimtarinë e KKSH.
Kaq e kishe manipulues. Të doli boja me instrumentalizimin e UÇPMB-së. Sepse asnjëherë nuk e ke pasur përnjëmend e me gjithë mend. Je një palaço.”, ka shkruar Mustafi në Facebook.