Mustafa: Qeveria “zhvillimin e hovshëm ekonomik” duhej ta ndante me shërbyesit civilë
Lexohet për: 2 min.
Besian Mustafa
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa deklaroi se gjatë mandatit të qeverisë aktuale, investimet kapitale janë minimale.

Sipas tij, inflacioni në produktet ushqimore gjatë këtyre tri viteve është mbi 100 për qind. Teksa komentoi deklaratat e udhëheqësve për zhvillim të hovshëm ekonomik, Mustafa në seancën e jashtëzakonshme tha se një gjë e tillë do të duhej të ndahej me shërbyesit civilë në vend.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Mustafa tha se është fatkeqësi që sa herë diskutohen tema të rëndësishme, partia në pushtet refuzon të debatojë.

Tutje, Mustafa tha se skemat sociale të qeverisë nuk ofrojnë zhvillim ekonomik e as zgjidhje afatgjate.

“Një qeveri, e cila ka deklaruar se kanë arritur një zhvillim të pashembullt, e këtu e them me cinizëm ose e vlerësoj me cinizëm deklaratën e tyre, këtë zhvillim të hovshëm në thonjëza ekonomik, janë të pa vullnetshëm ta ndajnë me qytetarët e tyre ose me shërbyesit civilë të tyre, që nëse është e vërtetë që kanë arritur përmes projekteve të kësaj qeverie, të kenë një zhvillim të pashembullt ekonomik, mos të harrojnë që këta shërbyes civilë janë ata të cilët e kanë realizuar vizionin e tyre, programin e tyre. Të paktën, do të duhej që të ndanin këtë zhvillim të hovshëm ose të pashembullt ekonomik me po këta zyrtarë që u kanë ekzekutuar këtë vizion”, shtoi ai.

Seanca e jashtëzakonshme me debatin parlamentar të ftuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon, ndërkohë që të pranishëm nuk janë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Miratohet në parim Projektligji për artin dhe kulturën - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025