Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se përgjimet e publikuara ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radoiçiq tregojnë për bashkëpunimin e qeverisë Kurti me Listën Serbe. Ai thotë se Radoiçiq ka pasur rol edhe në zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, duke u bazuar në deklaratën e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se ai ka biseduar me Radoiçiq në prezencë të kryeministrit Albin Kurti dhe atëherë kandidates për presidente, Vjosa Osmani. Mustafa, i cili në vitin 2014-2017 sa ka qenë kryeministër ka pasur koalicion me Listën Serbe, thotë se nuk është takuar asnjëherë me Radoiçiq dhe se ai s’ka pasur ndikimin në qeverinë e tij.
Mustafa në një intervistë për KosovaPress, komenton edhe lakimin e emrit të tij në bisedat e publikuara të koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Ai nënvizon se nuk është takuar anjëherë me terroristin Milan Radoiçiq, gjatë kohës si kryeministër ka qenë në koalicion me Listën Serbe
Krahas këtyre, Mustafa thotë se nuk e ka marrë afër zemrës edhe ofendimin e koordinatores së LVV-së, Dejona Mihali në komunikimet që dolën në media me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.