Mustafa: Mos hapja e urës mbi lumin Ibër nuk i kontribuon normalitetit në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa ka reaguar pas deklarimeve të ambasadorit të SHBA-së Jeff Hovenier, se QUINT-i nuk mbështet synimet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, asaj të veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut të banuar me shumicë shqiptare.

Mustafa në një postim në Facebook ka deklaruar se ura në Mitrovicë është e gatshme dhe duhet të bëhet inaugurimi për lëvizje normale për çka edhe është ndërtuar.

“Secili që duhet të kënaqet me përparimet të çdo drejtimi të jetës në Kosovë, çfarëdo diskutimi tjetër për apo kundër, nuk i kontribuon normalitetit në Kosovë”, ka thënë ai.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka deklaruar se nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht.

“Me udhëzime të kryeqyteteve përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së u takuan sot me kryeministrin Kurti për ta informuar atë se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund të mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës në këtë moment”, tha Hovenier.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024