Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se qeveria Kurti ka arritur të luftojë grupet kriminale dhe të heq barrikadat në veri. Sipas tij, në veri tani është një gjendje tjetër, të cilën ai e quan si arritje të përkohshme, derisa edhe ngrit dilema se sa do të jetë e qëndrueshme kjo.
Përkitazi me këtë, Mustafa deklaron për KosovaPress, se mbyllja e strukturave paralele dhe ndalimi i qarkullimit të dinarit janë vendime të duhura. Megjithatë, ai thekson se kjo nuk do të thotë se është shtrirë sovraniteti në veri, pasi gjendja po mbahet me kontrolle të rrepta të policisë dhe se komuniteti serb ende po shprehet kundër veprimeve të qeverisë dhe kundër kryetarëve aktual në katër komunat veriore.
Mustafa e pranon se tani ka liri më të madhe të lëvizjes në katër komunat veriore, mirëpo thotë se kjo duhet të shndërrohet një lëvizje që reflekton si sjellje normale dhe jo si demonstrim të forcës.
Në anën tjetër, Mustafa kritikon kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të raporteve me aleatët, veçmas ShBA-në.Sipas tij, shtesat për lehonat, fëmijët janë politika afatshkurtra që s’i ndihmojnë zhvillimit ekonomik.