Musliu publikon video ku patriarku Porfirije e quan Kosovën "Serbi e Vjetër"
Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, i cili pas petkut fetar fsheh natyrën e nacionaliste për një Serbi të madhe.
Në një video të publikuar nga Musliu, Porfirije shihet tek e quan Kosovën "Serbia e Vjetër."
Derisa institucionet e Kosovës gjatë kësaj jave nuk i kanë dhënë leje patriarkut serb që të futet në vend, kanë reaguar QUINT-i dhe Zyra e BE-së, duke thënë se është në kundërshtim me Pakon e Ahtisarit dhe marrëveshjet e Brukselit.
Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë ka thënë se është e çuditshme sesi reagohet për një person që dezinformon në mënyrë të tillë për Kosovën.
"Fjalimi i nxehtë i #Porfirijes, patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, i cili dezinformon kundër Republikës së #Kosovës, dhe e quan atë "Serbia e Vjetër". Vendet perëndimore kanë reaguar dje për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë", ka shkruar Musliu sipër videos.