Musk: Punonjësit publikë të shpjegojnë punën që bëjnë ose të largohen
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9df02df7727743e39b2a713b9eb43343
8 orë më parë
Linku u kopjua

Në përputhje me udhëzimet e Donald Trump, të gjithë punonjësit federalë së shpejti do të marrin një email që do t’i pyesë se çfarë kanë bërë gjatë javëve të fundit, shkruan miliarderi Elon Musk në X.

”Mospërgjigja do të konsiderohet si dorëheqje”, shkruan miliarderi, pjesë e administratës Trump.

Musk u kërkuar efektivisht punonjësve të qeverisë të shpjegojnë se për çfarë kanë punuar javën e kaluar ose do të pushohen nga puna, raporton ANSA.

Njoftimi i Musk vjen pasi presidenti Trump i bëri thirrje Musk të ishte më agresiv me administratën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025