Musk do të zhbllokojë llogarinë e Trump në Twitter
Lexohet për: 1 min.
Untitled
2 vite më parë
Linku u kopjua

Pronari i ri i Twitter-it, miliarderi Elon Musk, njoftoi sot se do të zhbllokojë llogarinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në fund të prillit, tha se pezullimi i llogarisë së Trump ishte i gabuar, raporton “Washington Post”.

"Unë mendoj se ishte një vendim i keq moralisht dhe për të qenë plotësisht i qartë, jashtëzakonisht budalla," tha ai në një ngjarje të quajtur "E ardhmja e makinave" organizuar nga "Financial Times".

Ai shtoi se nuk ishte e drejtë të bllokohej Donald Trump. Ky i fundit ndërkaq ka deklaruar më parë se nuk ka ndërmend të kthehet në Twitter edhe nëse llogaria e tij zhbllokohet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025