Mushkolaj për standardet e Kurtit: Kusherinjtë më nuk mbesin për dasma e ahengje por zyrtarë partiak
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se gjërat që kryeministri Kurti i shihte si jo të duhura për të ndodhur tashmë i konsideron si normale. Gjatë kohës kur kryeministri Kurti ishte në opozitë, Mushkolaj ka thënë se fliste për parime e standarde qoftë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ndërkohë tash kur Kurti është në krye të qeverisë nuk mund të flasim për shumë parime, të paktën sa i përket dialogut”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti Mushkolaj ka diskutuar dhe rreth rastit të ish-kryetarit të Degës së VV-së në Mitrovicë, i cili tashmë ka postin e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjës Ibër Lepens.

“Dhe kjo si disa të tjerë, para këtij rasti nuk duhet të kalojnë në heshtje dhe duhët t’i kujtojnë Kurtit që kjo nuk është në rregull”, ka theksuar Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë së ato standarde që Lëvizja Vetëndosje i ka vendosur dikur më nuk qëndrojnë.

“Dhe kusherinjt më nuk mbesin për dasma e ahengje por zyrtarë partiak, çuditërisht dalin më të mirët në konkurse dhe vihen në krye të detyrave”./RTV Dukagjini

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024