Murphy përmend Asociacionin: Normalizimi do të çojë te njohja e ndërsjellë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, kanë kërkuar që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ata janë pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas së cilit kanë theksuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tyre është çështje që duhet të përfundojë këtë vit.

Senatori Murphy ka thënë se nuk është rastësi që kanë nisur vizitat në rajon pikërisht këtu, duke shtuar se nuk kanë mik më të mirë se Kosovën.

"Serbia duhet të ndalojë që të mos pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Mendojmë se është e kuptueshme që të lejohet që komunat me shumicë serbe të kenë mundësinë për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Koha ka shumë rëndësi, është viti që duhet të kryhet kjo çështje dhe që të mundësohet lëvizja drejt normalizimit, e cila do të çojë te njohja e ndërsjellë”, ka thënë ai.

Senatorët amerikanë gjatë ditës kanë takuar edhe presidenten, Vjosa Osmani.

https://kosovapress.com/admin/senatori-murphy-serbia-te-mos-e-pengoje-kosoven-ne-organizata-nderkombetare/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024