Muric titullar kundër Chelseat
Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i përballjes mes Chelseat dhe Burnleyt, e vlefshme kjo për xhiron e 30 të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Chelsea e mposhti Newcastle United me shifrat 3:2, kurse Burnley fitoi 2:1 kundër Brentfordit, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Chelsea zë vendin e 11 në tabelë në kuotën e 39 pikëve, krahas Burnleyt që renditet në vendin e 19 me 17 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Chalobah, Chukwuemeka, Colwill, Fofana, James, Lavia, Nkunku, Sanchez dhe Ugochukwu, kurse te Burnley mungojnë Fofana, Koleosho, Ramsey dhe Redmond.
Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Chelsea (4-2-3-1): Petrovic; Cucurella, Badiashile, Disasi, Gusto; Fernandez, Caicedo; Mudryk, Gallagher, Palmer; Jackson
Burnley (4-4-2): Muric; Assignon, O’Shea, Esteve, Vitinho; Bruun Larsen, Cullen, Berge, Odobert; Amdouni, Foster