Ministri i Financave, Hekruan Murati ka deklaruar se gjatë vitit paraprak ka patur rënie në vlerë aboslute sa i përket borxhit publik, për çfarë tha se si qeveri janë munduar të stabilizojnë këto shifra. Pas kësaj deklarate, kritika patën edhe deputetët nga partitë opozitare, pasi sipas tyre, borxhi publik nuk ka shënuar rënie.
Në mbledhjen e Komisonit për Buxhet, në të cilin po raportojnë ministri Murati dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore lidhur me realizimin e të hyrave për vitin e kaluar, Murati ka theksuar se borxhi publik në vitin 2023 ka qenë 17.2 për qind e GDP-së, ndërsa ka shtuar se përqindja e disbursimit është rreth 40 për qind, ndërsa ka thënë se vlera e kredive të ratifikuara është në vlerë rreth 300 milionë euro.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Ai shtoi se aktualisht Kosova ka nivelin më të ulët të borxhit në shtetet evropiane.
Hoti ka pyetur ministrin për vlerën e kredive që janë ratifikuar në Kuvend gjatë mandatit të kësaj qeverie, e po ashtu edhe për disbursimin.
Për këtë, Murati ka thënë se shifra e ratifikimit të marrëveshjeve kap vlerën rreth 300 milionë euro.
Për këtë, Murati ka thënë se është hera e parë në histori të këtij vendi që ka ulje të nivelit të borxhit publik.