Murati reagon ndaj opozitës: Po përmendni shifra të pasakta
Lexohet për: 1 min.
Hekuran Murati
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati duke iu kundërpërgjigjur kritikave të deputetëve opozitar u shpreh se ekzekutimi i buxhetit për investime kapitale vitin e kaluar ka qenë në nivelin 60 për qind.  

Sipas tij, vazhdimisht në mënyrë të papërgjegjshme po përmenden shifra të pasakta.

“Po përmenden në vazhdimësi shifra të pasakta me një papërgjegjshmëri të hatashme” , tha ai.

Më pas replikoi, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili tha se shifrat që po i paraqesin nuk janë dëshirore.

“Këto çka po i paraqesim ne nuk janë dëshirore”, theksoi ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ndërsa, pas tri orësh debat parlamentar, ka përfunduar interpelanca e ftuar nga AAK për raportim të  ministrit të Financave, Punës dhe Transferve Hekuran Murati./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025