Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet lidhur me rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë ka thënë se po bëhet shumë zhurmë se kjo qeveri ka rritë tatimin, ndonëse ai tha se kjo nuk është e vërtetë.
Ministri Murati tha se arsyet pse qytetarëve u kanë ardhur faturat e tatimit me çmime ta larta janë për dy arsye.
Më pastaj sipas tij, i njëjti ligj është procedua në Qeverinë Haradinaj dhe më 2018 ka hyrë në fuqi.
Murati tha se ky ligj ka parapare qe ne vitin e pestë të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave.
Murati tha se vetëm komunat mund ta ulin barrën për qytetarët për tatimin në pronë.
Deputeti nga LDK, Avdullah Hoti i cili ishte inicues i këtij raportimi, tha se është shqetësuese se qytetarët kanë faturat e dyfishuara për tatimin në pronë.
Hoti tha se ishte dashur disa muaj më herët që Ministria e Financave të njoftojë qytetarët për shtrenjtimin e tatimit në pronë.
“Nuk të ka askush që ke zbatuar gaim ligjin. Jemi këtu për të gjetur zgjidhje. Sot ju ministër duhet të bëni një zgjidhje. Të shyhet ky shtrenjtim deri në vitin 2024 ose të përshkallëzohet”, tha Hoti.