Murati në SHBA, merr pjesë në takimet pranverore të BB e FMN
Lexohet për: 1 min.
Hekuran Murati
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati do të merr pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat, si dhe shoqërisë civile të mbi 100 shteteve në mbarë botën. Njëra ndër pikat kryesore të takimeve do të jetë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, që i sjell vendit tonë mbi 90 milionë euro me kushte të buta financimi.

Gjithashtu, me ftesë të drejtoreshës menaxhuese për Operacione të Bankës Botërore, ministri Murati do të merr pjesë në tryezën e diskutimeve ministeriale me temë “Zbatimi i projekteve për rezultate më të shpejta dhe ndikim më të madh”. Gjatë qëndrimit në Uashington, ministri Murati pritet të takojë edhe përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024