Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot deklaroi se duhet të sqarohet se tatimi në pronë si tatim, është tatim që mblidhet nga komunat dhe janë të hyra komunale, pra komunat i përdorin ekskluzivisht për t’iu ofruar shërbime dhe infrastrukturë qytetarëve në komunat ku jetojnë.
Ai u shpreh se kjo gjë duhet të sqarohet pasi siç tha, ka pasur pretendime se Qeveria ka rritur tatimet për të ritur të hyrat, por, kjo sipas tij, nuk ka ndodhur.
“E para ka qenë për formimin, pra udhëzimi administrativ për këshillin mbikëqyrës për licencim të vlerësuesve të pronave të paluajtshme, që është marrë apo është nënshkru nga ministri i Financave dhe është bërë me datën 15 shtator të vitit 2021 dhe s’ka të bëjë fare pra me çështjen në fjalë të faturave të tatimit në pronë. Vendimi tjetër që është marrë ka qenë udhëzimi administrativ i miratuar me datën 1 nëntor të vitit 2021 që ka pasur të bëjë me pezullimin e shërbimeve komunale për tatim-paguesit në pronë e që me fjalë tjera ka qenë, nëse ju kujtohet ai vendimi për të heqë obligimin që qytetarët e kanë pasë të pagujnë tatimin në pronë në mënyrë që të mundësohet regjistrimi i veturës, domethënë kjo është bërë në nëntor të vitit 2021.”, tha ai, duke shtuar se si qeveri çka kanë dërmarrë deri më tani në këtë aspekt ka qenë si ta lehtësojmë jetën e qytetarëve.
Ministri potencoi se ligji i miratuar në vitin 2018 për tatimin në pronë, ishte i miratuar nga qeveria Mustafa në vitin 2017, kur ministër ishte Avdullah Hoti, por tha se ky ligj s’ishte miratuar në kuvend, sepse qeveria kishte rënë. Ai u shpreh se ligji i njëjtë ishte proceduar në qeverinë Haradinaj disa muaj më vonë, me ç’rast ishte mituar dhe në janar të vitit 2018 kishte hyrë në fuqi.
“Domethanë ky ligj i miratur në vitin 2018 ka paraparë që sipas nenit 7 të këtj ligji, në vitin e pestë të zbatimit të ligjit, të hyjnë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave, domethënë më përpara s’ka qenë tatimi tokave, prej hyrjes në fuqi të këtij ligji ka fillu të tatimohen edhe tokat, sepse niher kanë qenë vetëm ndërtesat. Pra, që nga viti 2018 e këtej kanë fillu të tatimohen edhe tokat dhe viti i pestë, pra viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind. Domethënë këta e obligon ligji. Dhe nuk është marrë asnjë vendim, as s’ka pasë nevojë të merret asnjë vendim, sepse ky ligj e ka përcaktu qysh në vitin 2018 që tokat duhet të tatimohen. Dhe, pjesa më e madhe e rritjes së faturave pra shkon nga ky tatim për shkak se tatimi në tokë, pra një pjesë e madhe që nuk janë tatimuar në të kaluarën ose janë tatimuar me norma të reduktuara sipas nenit 7 të ligjit të miratuar në vitin 2018, në vitin 2023 aplikohet me automatizëm tatimi i ri.”, tha ai.
Ai potencoi se arsyeja e dytë ka të bëjë edhe me vlerësimin e pronave rezidenciale, por edhe me shkallët tatimore. Dhe sipas tij, në këtë aspekt ligji obligon dy palë.
Ministri Murati theksoi se lidhur me çmimet e tatimit në pronë se ka pasur vërejtje nga tri komuna, që janë adresuar, mirëpo tha se komunat tjerat nuk kanë reaguar. Madje sipas tij, disa edhe e kanë mirëpritur vlerësimin e ri. Ai u shpreh se komunat raportin e vlerësimit e kanë pranuar nga 31 tetori, për të cilat nënvizoi se kanë pasur afat një muaj që të reagojnë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve tha se për çështjen e tatimit në pronë kanë ndërmarrë qysh më herët hapat e nevojshëm, sepse siç deklaroi, kanë paraparë ndryshim të ligjit.
Murati nënvizoi se synimi i ministrisë që ai udhëheq dhe i qeverisë është që çdoherë që të ndihmohen qytetarët.
Ai potencoi se nëse e kanë interesin e qytetarëve edhe disa prej komunave dhe prej partive opozitare, tha se do ta kenë mundësinë që ligjin që do ta dërgojnë në Kuvend, ta miratojnë dispozitën kalimtare, që siç shtoi, për vitin aktual do të mundësonte një ketë lehtësim të barrës për shumicën e qytetarëve.
Për shtrenjtimin e tatimit në pronë, ditëve të fundit ka pasur kritika nga deputetë të opozitës dhe qytetarë.