Murati: Bahri Fazliu, gjithë jetë ia kushtoi lirisë së vendit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Murati: Bahri Fazliu, gjithë jetë ia kushtoi lirisë së vendit
murati070526
07/05/2026 - 13:11
Linku u kopjua

Në 28-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Bahri Fazliu te varri i tij kanë bërë homazhe familjarë e bashkëpunëtorë të tij. Njëri nga ta, Valon Murati tha se Bahri Fazliu dhe shumë dëshmorë të tjerë ndikuan në çlirimin e Kosovës.

“Sigurisht që ne sot jemi të nderuar, të pikëlluar, të emocionuar duke e kujtuar këtë figurë të madhe të luftës sonë çlirimtare sepse ai natyrisht në punën dhe veprën e tij bashkë me të gjithë dëshmorët e tjerë kanë ndikuar që një pjesë e atij misioni të realizohet, që Kosova të çlirohet. Sigurisht na mbetet edhe shumë të tjera, ideja e madhe e bashkimit shqiptar mbetet ende për t’u realizuar nga ne dhe brezat e tjerë. Por ajo që është e rëndësishme është që të gjithë duhet të dinë më shumë për dëshmorët, e për Bahriun ka çka të dihet shumë sepse ky nuk ka qenë vetëm një aktivist, nuk ka qenë vetëm një luftëtar i thjeshtë por ka qenë edhe një poet, ka qenë edhe një artist, ka qenë edhe një analist, ka qenë pra një intelektual me plot kuptimin e fjalës edhe gjithë jetën e tij, gjithë punën, veprën ja ka kushtuar lirisë së vendit, Kosovës, popullit shqiptar por edhe njerëzimit.”, tha Murati.

Te varri i heroit të kombit, Bahri Fazliu në 28-vjetorin e rënies së tij sot homazhe bën edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti e kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Bahri Fazliu ra më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe, në kufirin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe më vonë u angazhua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026