Murale me figurat historike në Gjirokastër
Lexohet për: 1 min.
grege
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qytetarët gjirokastritë dhe turistët po përballen me këtë pamje. Në prag të festave të Nëntorit po pikturohen portretet e figurave historike të vendit. Ato realizohen nga Bledar Çakalli ndërsa dy portretet e para në murale janë ai i heroit Gjergj Kastrioti dhe Ismail Qemali.

“Projekti është që kemi nis me Skënderbeun dhe me Ismail Qemalin, por do të vijohet me figura të tjera. 7 figura që do të bëhen në Gjirokastër dhe shpresoj që të bëhemi sa më shumë që t’i arijmë 14 figura kombëtare.”

Por cili është qëllimi i kësaj nisme?

“Kauza është për figurat kombëtare me i ‘ringjall’ dhe kam qenë në shuëm vende si Vlorë, Dibër, Kukës, Kosovë, Sarandë, shumë.”

Piktori Çakalli thotë se do të realizojë edhe murale të tjera në qytetin e gurtë./Klan News/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024