Mungesa e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu për raportim në Komisionin për mbikëqyrjen e financave publike ka bërë që deputetët e pozitës dhe opozitës të përplasen në mbledhjen e së martës. Anëtarët e komisionit nga opozita e konsideruan papërgjegjësi të madhe mungesën e ministrit Aliu, siç thanë për të dytën herë radhazi, derisa e vlerësuan si shqetësues, madje ftuan prokurorinë të hetojë kontratat njëburimore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në anën tjetër, deputetët e mazhorancës e arsyetuan mosprezencën e ministrit Aliu, megjithatë potencuan se nëse i njëjti nuk vjen javën e ardhshme, raportin do të dërgojnë për shqyrtim në seancë plenare.
Kryetarja e komisionit, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se edhe në bazë të Raportit për Vendin nga BE-ja është vënë në pah se mbi 20 për qind të kontratave të prokurimit publik janë më tender një burimor.Më kritik u shfaq deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, i cili tha se në bazë të raportit shihen qartazi dobësitë në sistem sa i përket menaxhimit të punimeve në ndërtimin e rrugëve si dhe, siç tha legjitimitetit që po i bëhet keqpërdorimit të parasë publike.
Në anën tjetër, deputeti tjetër i LVV-së, Halil Thaçi kërkoi që mos t’i bëhet gjyqi publik ministrit Aliu, mirëpo të pritet javën e ardhshme kur të jetë ai prezentë të sqarohen të gjitha paqartësitë.
Pas debatit, anëtarët e komisionit u pajtuan që ta ftojnë sërish ministrin Aliu për raportim me datën 27 shkurt./KosovaPress/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...