Mulaj: LDK mori besim të madh nga qytetarët në Malishevë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
mulaj malisheve
4 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj tha se në tubimin e së premtes në Malishevë panë entuziazëm të jashtëzakonshëm të elektoratit rugovist.

“Një energji që buronte nga zemra dhe një besim i palëkundur për të ardhmen. Sot, më shumë se kurrë, shohim të gjithë duke u kthyer në shtëpinë e madhe – LDK-në. Ky është mesazhi më i fuqishëm që na kujton se Kosova është e juaja”, shkroi Mulaj në Facebook.

Ai tha se ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me bashkëbisedime frymëzuese me miq, aktivistë dhe përkrahës të shumtë.

“Nuk përjashtohej askush – të gjithë së bashku, si një familje e madhe, po forcojmë themelet e besimit dhe të ndryshimit. 9 shkurti po afron – dita jonë, festa e madhe e LDK-së! Së bashku, me zemër dhe vizion të qartë, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën tonë”, tha Mulaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025