Muja e Bajrami përplasen për gjendjen ekonomike në vend
Biznes
Lexohet për: 2 min.
458177048_1154357272300961_8342451809112381346_n
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në seancën e sotme të parë për këtë sesion vjeshtor ishte situata ekonomike e cila përplasi deputetin e për Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja dhe deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Derisa Muja u shpreh se rritja ekonomike është arma më e fortë e qeverisjes Kurti, ishte deputetja Bajrami e cila e kundërshtoi këtë duke thënë për tri vite mandat, kjo qeveri vetëm ka manipuluar me shifra.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja theksoi se rritja ekonomike ka ndodhur pa borxhe.

E kjo deklaratë e Mujës ngjalli të qeshura në Kuvend.

Pas deputetit të Vetëvendosjes, replikoi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila tha se qeveria Kurti për më shumë se 3 vite vetëm ka manipuluar me shifra.

Deputetja Bajrami theksoi se inflacioni gjatë kësaj qeverisje i ka kushtuar ekonomisë së këtij vendi 1.6 miliardë euro.

Ajo tha se për fushatë elektorale  kjo qeveri tashmë i kanë rritur edhe shtesat e fëmijëve.

Në kundër replikën e tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se të hyrat tatimore sivjet janë dyfishuar fal ndershmërisë dhe profesionalizmit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024