MTV EMA u anulua për shkak të shqetësimeve të sigurisë pas luftës Izrael-Hamas
Lexohet për: 3 min.
fwfwqfwqfq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ceremonia e MTV, me të nominuarit përfshirë Taylor Swift dhe Olivia Rodrigo, do të mbahej në Paris në muajin nëntor.

Anulimi u njoftua pasi Franca është në nivelin më të lartë të sigurisë, pasi një mësues u vra në një goditje me thikë dhe tre të tjerë u plagosën.

Ceremonia e ‘MTV Europe Music Awards’ është anuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë "duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore", kanë njoftuar organizatorët.

Ngjarja vjetore do të zhvillohej në Paris të dielën më 5 nëntor, me yjet si Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miley Cyrus dhe Nicki Minaj në mesin e të nominuarve.

Në një deklaratë që shpalli vendimin, një zëdhënës i Paramount, i cili është pronar i MTV, tha: "Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të mos ecim përpara me MTV EMA 2023 për shkak të kujdesit të madh për mijëra punonjës, anëtarë të ekuipazhit, artistë, fansa dhe partnerë që udhëtojnë nga të gjitha cepat e botës për të mbajtur shfaqjen”.

"MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale. Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shpalosen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment i zi”, shtoi ai.

Edhe pse ngjarja është anuluar, votimi po vazhdon dhe artistët fitues do të vazhdojnë të marrin çmimet e tyre MTV EMA. Detajet se si do të shpallen fituesit nuk janë konfirmuar ende. Organizatorët thanë se mezi presin që eventi të mbahet në nëntor 2024.

Ngjarja e vitit të kaluar MTV European Music Awards - e cila është e ndarë nga MTV Video Music Awards, e mbajtur në SHBA - u dominua nga Swift, e cila mori në shtëpi katër nga gjashtë gongët: artistja më e mirë, videoja më e mirë, popi më i mirë, dhe video më e mirë në formë të gjatë.

Ceremonia zhvillohet çdo vit në një vend tjetër, dhe vitin e kaluar u mbajt në Dyzeldorf, Gjermani, dhe u organizua nga çifti i famshëm, autori dhe regjisori fitues i Oskarit, Taika Waititi dhe këngëtarja Rita Ora.

Njoftimi i anulimit të edicionit të këtij viti erdhi të enjten ndërsa ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian debatuan se si të menaxhojnë ndikimin e luftës.

Baldwin përballet me akuza të reja për vrasjen e kameramanit në xhirimet e një filmi - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024