Një granatë e pashpërthyer u hoq nga trupi i një ushtari ukrainas në kushte jashtëzakonisht të vështira në Kiev, konfirmuan zyrtarë të lartë në Kiev.
Kirurgët hoqën mjetin shpërthyes pikërisht poshtë zemrës së ushtarit të plagosur dhe dy ushtarë u siguruan që operacioni të kryhej në mënyrë të sigurt, tha Hanna Maliar, zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës. Ajo ka publikuar edhe një foto ku shihet një rëntgen e një granate në trupin e ushtarit.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se një ekip xhenierësh neutralizoi municionin dhe e përshkroi procedurën si një nga ato "që do të hyjë në tekstet mjekësore".
Operacioni u krye pa përdorimin e elektrokoagulimit - një metodë e zakonshme për kontrollin e gjakderdhjes gjatë operacionit - sepse granata mund të shpërthejë në çdo kohë, tha Maliar.
Ndërkohë, ushtari është dërguar për rehabilitim dhe shërim të mëtejshëm.
Herët të enjten, Gerashchenko shkroi në Telegram se pjesa e pashpërthyer e granatës ishte nxjerrë nga poshtë zemrës.