Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka lëshuar një njoftim për qytetarët e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në Izrael, në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme në këtë shtet.
MPJD u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore.
Autoritetet bëjnë të ditur se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve kosovarë që ndodhen atje.
Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin:
Nga MPJD theksohet se ky numër emergjence duhet të përdoret vetëm nga qytetarët që aktualisht ndodhen në Izrael dhe nuk është i dedikuar për kërkesa nga mediat.