Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB) bën të ditur se autoritetet e Serbisë kanë ndaluar të mërkurën 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovë, ndër ta edhe zëvendësdrejtorin e Policisë. Sipas MPB-së 5 prej tyre tashmë janë liruar, kurse pesë të tjerë vazhdojnë të mbahen në nga autoritetet policore serbe.
“Institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar por nga ato që posedojmë deri tash, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serb) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. 5 nga ta janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic”, thuhet në njoftim.
“Duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe gjuhën e vazhdueshme kërcënuese të Serbisë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë për shmangie të udhëtimit përmes Serbisë. Institucionet e Republikës së Kosovës për të qenë në dispozicion të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tanë ka aktivizuar numrat emergjent ku mund të kontaktoni: Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar: 0800 500 95 Qendra Operative e Policisë së Kosovës: 0800 199 99 si dhe në numrat:”, thuhet në komunikatë.