Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar përmes një postimi në Facebook për deklaratat e ish deputetit Daut Haradinaj në emisionin “Debat Plus”, në TV Dukagjini duke i cilësuar ato të pasakta në lidhje me dy persona nga komuniteti serb për të cilët ka pretenduar se kjo ministri ua ka dhënë shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Milovan Bojoviq dhe Suzana Rankoviq figurojnë në regjistrat civilë të Kosovës prej vitesh.
Ky institucion përmes këtij reagimi ka thënë se regjistrimi i shtetësisë së personave në fjalë nuk ka lidhje me Ligjin e ri për Shtetësinë dhe as me procesin aktual të regjistrimit të fakteve të gjendjes civile.
“Sipas të dhënave zyrtare, Milovan Bojoviq është regjistruar për herë të parë në vitin 2007 dhe ka qenë posedues i dokumenteve identifikuese të UNMIK-ut. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës e ka marrë në vitin 2011”, thuhet në njoftimin e MPB-së.Sipas këtij njoftimi, fillimisht ndaj tij i ishte caktuar masa e paraburgimit, mirëpo më pas Gjykata e Apelit kishte vendosur ndërprerjen e kësaj mase duke mundësuar lirimin e tij.
Pas lirimit sipas MPB-së, ai ishte larguar nga territori i Kosovës.
Përndryshe, Haradinaj ka publikuar Suzana Rankoviq, duke thënë se asnjëherë nuk ka qen banor e Gjakovës.
“Ta ka pru çikën e Rankoviçit në Gjakovë”, Daut Haradinaj.