Mourinho refuzon Chelsean
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Jose Mourinho thuhet se ka refuzuar një rikthim te Chelsea, derisa po pret që ta qartësojë të ardhmen e tij me Romën.

E ardhmja e trajnerit portugez ka qenë temë e shumë diskutimeve muajt e fundit, me kontratën e tij aktuale që skadon me klubin në qershor të vitit të ardhshëm. Ai ka qenë i lidhur me shumë klube, duke përfshirë kombëtaren braziliane dhe Paris Saint-Germain.

60 vjeçari u ka kujtuar shumë njerëzve cilësinë e tij në kampionat gjatë kohës së tij me Romën, duke i udhëhequr ata drejt titullit të tyre të parë të madh evropian sezonin e kaluar në Ligën e Konferencave. Gjërat kanë qenë pak më të vështira këtë sezon, por “Giallorossët” në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, përcjellë KosovaPress.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, Mourinho u kontaktua nga një drejtor i Chelseat, i cili donte të diskutonte mundësinë që ai të merrte drejtimin e londinezëve, duke e shtuar atë në listën e kandidatëve të mundshëm.

Trajneri portugez e bëri të qartë se nuk kishte asnjë interes për këtë, duke dashur të takohej me pronarin Dan Friedkin dhe të qëndrojë në Romë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024