Korea e Veriut ka paralajmëruar sot Perëndimin se “po kalon vijën e kuqe” me dërgimin e tankeve për Ukrainën.
Motra e liderit Kim Jong Un – Kim Yo Jung, e konsideruar si e dyta në pushtet – thotë se Uashingtoni po përshkallëzon “luftën e tij hibride”, me të cilën ka si objektiv të godasë Moskës.
Korea e Veriut ka shfaqur dhe më parë linjëzimin e saj nga ana e Rusisë teksa tani zonja Kim pretendon se administrata Biden po kalon limitet me mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Në mediat koreano-veriore ajo dënonte atë që quante “objektivi i mbrapshtë hegjemonik për zgjerimin e luftës hibride (me anë të palëve të tjera) për shkatërrimin e Rusisë”, sipas rrjeteve vendase.
“Nuk kam dyshim se pajisjet e rënda ushtarake që po dërgojnë SHBA dhe Perëndimi, do të digjen copa-copa, para frymës luftarake të padominueshme të popullit dhe ushtrisë heroike ruse”, shtoi ajo.
Më tej shtohej se Korea e Veriut do të qëndrojë në të njëjtën llogore me Rusinë.
Më tej Korea e Veriut fajëson Uashingtonin për luftën në Ukrainë duke insistuar se “politikat hegjemoniste” të Perëndimit detyruan Rusinë të veprojë ushtarakisht për të mbrojtur interesat e saj strategjike.
Motra e Kim Jong Un raportohet se ka lindur në 26 shtator 1989 sipas SHBA, ndërsa mediat koreano-jugore thonë se ka lindur në 1987.