Motoçiklistët gjobiten me 900 euro në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua


Policët e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 12:55 në rrugën e fshatit Talinovc i Muhaxherëve - fshati Bibaj Ferizaj kanë ndaluar dy drejtues, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me motoçikletat e tyre kanë tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 148 km/h.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim, për shtetasin e huaj 600 euro, ndërsa për shtetasin kosovar 300 euro, tri pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj.

Policia Rajonale në Ferizaj apelon te motoçiklistët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime të shpejtësisë, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024