Moti sot dhe nesër
Lexohet për: 2 min.
Vjeshta 2021 (8 of 12)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin më të ri të motit mbi vendin tonë për këtë fundjavë.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje dhe veriperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të territorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 metër për sekondë.

Ditën e diele parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Ndryshe, mot ekstrem është duke mbizotëruar në disa shtete të rajonit si në Kroaci, një pjesë e Bosnjës jugperëndimore, Mal të Zi, Shqipëri dhe një pjesë e jugperëndimit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025