Moti javën e ardhshme, sonte pritet shi e borë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Moti për fundjavë, temperaturat deri në minus shtatë gradë Celsius
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me reshje shiu dhe bore në viset e larta, ndërsa rrezet e diellit do të jenë më të kufizuara. Sonte ndërkaq priten reshje shiut të përcjella me borë.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Ditën e martë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Në mëngjes parashihen ngrica dhe mjegull kryesisht në ultësira dhe vise malore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 4-7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1-5 metër në sekondë.

Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu do të mbajë ditën e mërkurë, me temperatura minimale -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Mot kryesisht i vranët do të mbretërojë edhe ditën e premte, me temperatura minimale -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimale ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025