Mospërputhja e agjendës, Osmani nuk takohet me Lajçak
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të takohet sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për shkak të mospërputhjes së agjendës të paracaktuar nga e para e vendit.

Këtë e bëri të ditur për KosovaPress, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

"Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes", tha ai.

Lajçak gjatë ditës do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025