Morina: Ka një rënie të vlerës së investimeve 5-6 % si rrjedhojë e krizës financiare në tregjet ndërkombëtare
Kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina ka thënë se ka një rënie të vlerës së investimeve 5-6 për qind si rrjedhojë e krizës financiare në tregjet ndërkombëtare.
Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Morina nuk përmendi shifra të vlerës së rënieve të kthimit në investime, por pranoi se shuma është e përafërt siç është raportuar në media, ajo mbi 160 milionë euro.
Për këtë rënie, Morina nuk preferoi të përmendet termi humbje të kursimeve pensionale.
Megjithatë, ai tha se ka performancë negative sivjet, dhe është vit sfidues për Trustin, Kosovën dhe gjithë globin.
77 përqind e fondit të kursimeve janë të investuara në tregjet ndërkombëtare, derisa Morina duke u përgjigjigjur deputetëve, tha se korniza ligjore aktuale nuk lejon që të ketë investime direkte nga fondit në vend.