Komuna e Prishtinës ka nisur monitorimin e zhurmës brenda lokaleve të gastronomisë, e cila do të bëhet nga Dhoma e Monitorimit e cila sot është funksionalizuar. Për ata që tejkalojnë me zhurmën u tha se sistemi i kontrollit do t’i shqipton gjobat në mënyrë automatike, e të cilat do të jenë nga 500 deri në 3 mijë euro, madje parashihet edhe mbyllje të lokaleve nga tetë ditë.
Derisa, për ata që ende nuk kanë aplikuar për vendosjen e pajisjeve që e kontrollojnë zhurmën u tha se nisin dënimet që nga sot.
Sipas tij, bizneset nuk lejohen ta kenë zhurmën më shumë se 60 dicibel, derisa dha detaje edhe për gjobat.
Kurse, drejtori i Inspektimit, Florian Dushi tha se nëpërmjet kësaj dhomë e serverëve do të kenë mundësi që drejtpërdrejt të mbikëqyrin dhe monitorojmë zhurmën e cila tejkalohet në rastin e lokaleve të gastronomisë.
E përfaqësuesit e gastronomëve thanë se për ata është një lehtësim sepse është një shmangie e konkurrencës jolejale.