Kombëtarja e Kroacisë mendoi se gjyqtari do të akordonte penallti në favor të tyre në përballjen që po zhvillohet aktualisht kundër Belgjikës.
Kroatët janë të vetëdijshëm që gjithçka që duhet të bëjnë kundër Belgjikës është që ta evitojnë humbjen, në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin tutje në Botërorin “Katar 2022”.
Pra, kur Kroacisë iu dha një penallti për një ndërhyrje të rrezikshme nga Yannick Carrasco ndaj Andrej Kramaric brenda zonës së 16-metërshit, lojtarët dhe tifozët kroat ishin të gëzuar.
Por skenat e gëzimit u rikthyen shpejt në nevrikosje me ndërhyrjen e VAR-it, i cili hodhi poshtë vendimin e Anthony Taylor për penallti.