Lluka Modriq do të luajë deri në fund të sezonit dhe do të pensionohet. Ai do t'ia lërë fanellën me numrin 10 Florian Wirtz, të cilin Reali do ta sjellë nga Bayer në afatin kalimtar të verës, sipas mediumit spanjoll Don Balon.
“Edhe pse ende një pjesë e rëndësishme e rotacionit të Carlo Ancelotti-t, ditët e Lluka Modriq në Real Madrid janë të numëruara. Ai nuk është më i aftë fizikisht për 90 minuta, andaj iu desh të pranonte rolin e lojtarit nga banka rezervë, por gjithsesi ai bën përshtypje sa herë që del në fushë. Prandaj edhe largimi i tij do të jetë veçanërisht i dhimbshëm”, thuhet në raport.
Reali duhet të luftojë me Liverpool, Manchester City, Bayern dhe Paris Saint-Germain dhe është gati të shpenzojë më shumë se 120 milionë euro që Wirtz të bëhet partneri i Jude Bellingham në mesfushë, shkruan mediumi spanjoll.
Wirtz ka kontratë me Bayer deri në verë 2027. Transfermarkt e vlerëson futbollistin gjerman 130 milionë euro.