Një incident zjarri ka ndodhur në orët e para të së dieles në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
“Pasi kemi marrë lajmin nga PK se në vendin e lartëcekur kemi një zjarrë në Institutin e Mjekësis Ligiore, ne kemi dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte përfshirë disa gjëra të cilat nuk di se përse përdoreshin, por ne parim dukeshin si mbeturina. Zjarri ishte minimal, sepse me kohe kishin reaguar Stafi i institutit me aparata për fikje të zjarreve fillestare, ndërsa ne e fikem atë të tërin”, theksoi Gashi për KosovaPress.
Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar ende zjarrin në Mjekësinë Ligjore. Një zjarr i madh kishte ndodhur edhe para shtatë muajsh në IML.