Mjaltë dhe djathë të kontrabanduar nga Maqedonia, ndalohet në Prizren
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njësitë policore pas një pune hetimore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 83 kavanoz me mjaltë dhe 40 kilogram djathë/kaçkavall që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Prevallë të Prizrenit, ku janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Po ashtu, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024