Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi, Demokracia e Re siguron 158 deputetë nga 300
Lexohet për: 2 min.
greqi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri aktual i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka fituar një mandat të dytë për qeverinë e tij. Mitsotakis në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Greqi, në një raund të dytë ka marrë shumicën e votave të qytetarëve grekë, 40.8%.

Pas përfundimit të numërimit të votave Udhëheqësi i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis përshëndeti fitoren kumbuese të partisë së tij dhe u zotua se konservatorët do të vendosnin "qëllime të larta" për mandatin e tyre të dytë në krye të qeverisë greke.

Duke parë një "shumicë të sigurt" me rreth 158 vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 300 vende, Mitsotakis tha se votimi është një "mandat i fortë për të ecur më shpejt në rrugën e ndryshimeve të mëdha që i duhen këtij vendi". “Synimet janë të larta.

Një mandat i dytë mund ta transformojë Greqinë, me shëndet më të mirë publik falas, një vend të fuqishëm në vijën e parë të Evropës. Ne kemi planin dhe përvojën për ta realizuar atë”, tha ai. "Një mbështetje e tillë bujare," shtoi Mitsotakis, duke falënderuar votuesit, "më bën të ndihem edhe më i detyruar t'i shërbej vendit me të gjitha fuqitë e mia." Ai tha gjithashtu se nuk do të tolerojë “arrogancë apo sjellje mendjemadhe” dhe “do të luftojë çdo qëndrim që përçmon besimin e shoqërisë”.

Ai tha se zgjedhjet e së dielës “mbyllin një rreth traumatik të gënjeshtrave dhe toksicitetit që e mbajti vendin prapa. Mediat greke flasin për një ndryshim drastik që do të pësojë kabineti Mitsotakis 2, ku shumë ministra do tua a lënë vendin figurave të reja, në Ministrinë e Jashtme, të Mbrojtjes,  Shëndetësisë, duke pasur edhe një synim të rrisë numrin e grave në qeveri. /RTSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025