Mitrovica mbyll garën ndërkombëtare të muzikës klasike
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mitrovica mbyll garën ndërkombëtare të muzikës klasike
Në Mitrovicë është mbajtur nata finale e edicionit të dytë të garës ndërkombëtare të muzikës klasike në Qendrën e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë.
Organizatorja e garës, Saranda Kosumi Syla, tha se ky edicion ka sjellë disa risi të rëndësishme, duke përfshirë instrumentet frymore si flauti, klarineta dhe trompeta, si dhe disiplinën e perkusionit dhe daulleve (drums).
"Ky edicion i dytë ka risi, sidomos në disiplinat e reja ku përfshihen instrumentet frymore: flaut, klarinetë, trompetë. Dhe po ashtu është përfshirë edhe disiplina e re, perkusione dhe daulle (drums), ku për Mitrovicën është e re sepse ne në shkollën e muzikës nuk e kemi këtë instrument. Kështu që kam dashur ta sjell si frymë që të ndikojë edhe në këtë aspekt", tha Kosumi-Syla.
Fituesit e këtij edicioni u shpallën Lir Hajrizi dhe Sara Ramadani, të cilët u shprehën të lumtur për këtë arritje.
"Shumë mirë. Po më vjen mirë se... hera e parë është që kam qenë fitues në finale", tha Hajrizi.
Ndërsa, Sara Ramadani tha se është ndjenjë e mirë edhe na motivon shumë neve si instrumentistë
"Normalisht që është ndjenjë shumë e mirë. Së pari që kisha nderin të isha pjesë e një gare të tillë, me një juri profesionale, të organizuar... e organizuar nga Saranda Hoxha. Është ndjenjë e mirë edhe na motivon shumë neve si instrumentistë", tha ajo.
Ndërsa, fituesja e edicionit të kaluar, Sibora Resyli u shpreh e gëzuar që iu kishte shpërblyer puna.
"Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë, pasi që madje të fitosh tregon që puna shpërblehet dhe edhe atë vit kam punuar shumë dhe jam shumë e gëzuar që më është shpërblyer sa më mirë", tha ajo.
Në Mitrovicë ka gjithmonë aktivitete dhe gara të tilla.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.