"Miss Freedom of the World", vajza filipineze që do të lobojë për Kosovën
Lexohet për: 2 min.
missi-220624
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të 13-të është organizuar konkursi i bukurisë "Miss Freedom of the World". Këtë vit, është kurorëzuar filipinezja, Samantha Gabronini, e cila për herë të parë vjen në Kosovë. Ajo është përfaqësuesja e parë nga vendi i saj në këtë garë, e cila qëllimin kryesor e ka lobimin për Kosovën. Në këtë konkurs, pjesëmarrëse kanë qenë edhe vajza të shteteve që nuk e kanë njohur ende vendin.

Samantha Gabronino është përfaqësuesja e parë nga Filipinet në "Miss Freedom of the World".

Me veshje tradicionale të vendit prej nga vjen e me shirit të Filipineve në krahëror, Samantha thotë se ndjehet krenare të jetë urë lidhëse mes dy vendeve tona.

Në ditën kur ajo mbushi 25 vjet, u kororëzua edhe si Miss Freedom of the World- Grand Prix. Ky konkurs i bukurisë u mbajt më 16 qershor, ku Gabronini thotë se ndjehet e nderuar nga pritja që i ështe bërë.

Misioni i saj është organizimi i takimeve mes institucioneve të Kosovës dhe Filipineve.

Ani pse për herë të parë ndodhet në Kosovë, ajo e njeh mirë historinë. Samantha Gabronini, thotë se i pëlqen shumë Prizreni dhe kombinimi i historisë dhe qytetit të bukur.

Organizatori i "Miss Freedom of the World", Shpejtim Zeneli thotë se qëllimi i këtij konkursi të bukurisë është që vajzat të cilat marrin pjesë, të lobojnë për njohjen e Kosovës.

Ai shton se vajza e cila këtë vit u kurorëzua me çmimin "Miss Freedom of the World", ka qenë shumë e përgatitur.

Nata finale e konkursit të bukurisë "Miss Freedom of the World", u mbajt më 16 qershor, ku pjesëmarrëse ishin mbi 25 vajza nga vende të ndryshme të botës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024