Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot, është miratuar Projektligji për bankat, i cili synon rregullimin e aktivitetit bankar dhe financiar të bankave në Kosovë në funksion të nxitjes së një sistemi sa më të qëndrueshëm financiar.
Po ashtu, përmes këtij projektligji rregullohen kriteret për themelimin dhe licencimin e bankave, organizmin dhe menaxhimin e shëndoshë të tyre, mbikëqyrjen, rimëkëmbjen, përmbylljen dhe likuidimin e tyre.
“Ky projektligj synon rregullimin e aktivitetit bankar dhe financiar të bankave në Republikën e Kosovës në funksion të nxitjes së një sistemi sa më të qëndrueshëm financiar, duke siguruar një nivel të duhur të mbrojtjes së interesave të depozitorëve”, tha Murati.
Murati potencoi se me miratimin e këtij ligji janë rritur kërkesat për kapitalin themeltar për bankat në 10 milionë euro nga 7 sa ishte me ligjin në fuqi. /Z.Zeneli/