Qeveria ka miratuar të martën projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë 3 miliardë euro 314 milionë euro. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri, Albin Kurti tha se me këtë projekt-buxhet rëndësi të veçantë i kanë kushtuar mbrojtjes së sigurisë. Ai theksoi se buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme do të tejkalojë 216 milionë euro, ndërkaq Ministrisë së Mbrojtjes do të ketë buxhet prej mbi 153 milionë euro.
Projektbuxheti i miratuar nga kabineti qeveritar do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Kurti tha se me këtë buxhet është paraparë edhe mbështetja e fushës së arsimit, për ndërtimin e çerdheve, zbatimin e reformave dhe mbështetjen e të rinjve me bursa.
Shefi i ekzekutivit u zotua se do të vazhdojnë mbështetjen për investime të reja kapitale në infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, në zona të reja ekonomike, në rrjete të ujësjellësit dhe kapacitete të reja energjetike. Kurti tha se për këtë kanë paraparë buxhet prej 860 milionë euro.
Kryeministri Kurti tha se gjatë mandatit të tij qeverisës, ekonomisë iu shtuan 60 mijë vende pune. Ai tha po ashtu se gjatë mandatit të tij, ekonomisë iu shtuan 60 mijë vende pune. Tutje, theksoi se për herë të parë Bruto Prodhimi Vendor do të tejkalojë shifrën prej 10 miliardë euro. /Sh.Pajaziti/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.