Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Çeku ka prezantuar sot para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport Projektligjin kundër Dukurive Negative në Sport.
Ky projektligj, i cili mori miratimin në parim nga komisioni, synon të krijojë një ambient sportiv të sigurt dhe të drejtë për të gjithë pjesëmarrësit në sport, duke parashikuar masa të qarta për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe fenomeneve të tjera negative në sport.
- Përcaktimin dhe vetëdijesimin për dhunën në sport.
- Obligimin e organizatave sportive për të zbatuar politika të parandalimit, raportimit dhe sanksionimit të dhunës.
- Nxitjen e dialogut ndërmjet organizatave sportive dhe tifozëve.
- Parandalimin e kurdisjeve të ngjarjeve sportive dhe të basteve.
- Rolin dhe përbërjen e Këshillit Kombëtar Kundër Dukurive Negative në Sport.